Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur një takim me kryesinë qendrore të partisë.
Në rrjetin social Facebook, Veseli ka treguar se ka prezantuar platformën e rimëkëmbjes kombëtare. Misioni që fillon për ti larguar qeveritë e mashtrimit e status-quos dhe e kthen PDK-në në krye të shtetit, transmeton arbresh.info.
Këtë e ka quajtur si platforma e ideologjisë djathtiste.
“Kjo është platforma e ideologjisë djathtiste, që mbron vlerat tradicionale, ruan miqësitë dhe zhvillon lirinë”, ka shkruar ai.
Veseli ka shkruar se më pak fuqi qeverisë dhe politikanëve, e më shumë fuqi ndërmarrëseve. Më pak burokraci në vendimmarrje, më pak procedura dhe më pak tatime. Më shumë përkrahje prodhimit, eksportit dhe punësimit.
Në fund, ai ka shkruar edhe për procesin e Vettingut, ku sipas tij për të ndjekur e dënuar çdo të korruptuar dhe uzurpator të pronave publike, nuk është akt deklarativ, siç ka menduar qeverisja e mashtrimit./Arbresh.info
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1612041735637693
Kuvendi sot mban seancë të veçantë në shenjë nderimi për Rex...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C