Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se fermerët dhe prodhuesit vendorë do ta kenë përkrahjen e vazhdueshme të institucioneve shtetërore.
Ai patriotë të ditëve të sotme i quan prodhuesit vendorë që e fuqizojnë ekonominë e Kosovës.
“Patriotët e ditëve të sotme, janë fermerët tanë, prodhuesit vendorë që po fuqizojnë çdo ditë ekonominë e Kosovës. Njerëzit që e duan punën dhe tokën e begatë të Kosovës, do të gjejnë mbështetje të vazhdueshme. Për mbështetjen e prodhuesve vendorë, sot, kam biseduar edhe me krerët e odave ekonomike të regjionit, të prirë nga zyrtari i lartë i Odës ekonomike të Bashkimit Evropian, Arnoldo Ambrozzini. K.V”, ka shkruar Veseli në Facebook./Arbresh.info
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...