Partia Demokratike e Kosovës sot ka shënuar 20 vjetorin e themelimit të saj, me ç’rast ka organizuar edhe një koktej rasti.
I pari i PDK-së, Kadri Veseli në fund të fjalimit para strukturave të PDK-së pati edhe një mesazh.
Ai tha se PDK pas zgjedhjeve nuk do të bie në gjumë por do të rizgjohet fuqishëm për vendin.
“Kam edhe një mesazh. Dikush mund të mendojë se pas këtyre zgjedhjeve, Partia Demokratike do të shkojë në gjumë. E kanë gabim. Ndoshta ne kemi qenë të heshtur ngapak, por ne kurrë nuk ndalemi. Tash është koha e rizgjimit të Partisë Demokratike të Kosovës. E rizgjimit tonë të fuqishëm. Për qytetarët, për kombin dhe për Kosovën”, ishte mesazhi i Veselit në fund të fjalimit, shkruan arbresh.info.
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...