Veseli merr pjesë në shënimin e 17 vjetorit të themelimit të degës së PDK-së në Lipjan

18:04 | 13 Nëntor 2016
M. A.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka marrë pjesë sot në shënimin e 17 vjetorit të themelimit të degës së PDK-së në Lipjan, ku me këtë rast ka deklaruar se po vazhdon rritja dhe forcohet besimi i qytetarëve anembanë Kosovës në Partinë Demokratike të Kosovës dhe vizionin e saj.

Në praninë e qindra anëtarëve e simpatizantëve të PDK-së, Veseli ka shpërndarë libreza për më shumë se 100 anëtarë të rinj.

Veseli ka shtuar gjithashtu se edhe pse nuk jemi në fushatë zgjedhore, mbështetja dhe përkrahja e qytetarëve për PDK-në po rritet dhe dëshmohet në çdo aktivitet.

“Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon rritjen e saj dhe po fiton besimin e shumicës së qytetarëve anembanë Kosovës. Kjo mbështetje është obligim dhe përgjegjësi më e madhe për ne. Sot në këtë sallë, ju jeni mbledhë në numër kaq të madh për të mbështetur dhe shpreh besimin për PDK-në edhe pse nuk ndodhemi në fushatë zgjedhore. Kjo tregon dhe është dëshmi se PDK do të jetë edhe më e fuqishme në zgjedhjet e ardhshme”, ka shtuar Veseli në Lipjan, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu i pari i PDK-së ftoi kryesinë e Degës së PDK-së në Lipjan që të punojnë edhe më shumë që në zgjedhjet e ardhshme të fitojnë besimin e sa më shumë qytetarëve për ta qeverisur komunën e Lipjanit, ndërsa u zotua se lidershipi i PDK-së do të angazhohet për fuqizimin e perspektivës për të rinjtë e Lipjanit dhe gjithë Kosovës.

Ndërsa Shukri Buja, në emër të degës ka falënderuar anëtarët, veprimtarët, themeluesit e degës në këtë përvjetor duke theksuar se Partia Demokratike e Kosovës është parti e së tashmes dhe të ardhmes së qytetarëve, në veçanti rinisë jo vetëm të Lipjanit, por tërë Kosovës.

15065077-1773732169542185-2015158005-o unnamed_1479054139-2673001

Shpërndaje në rrjete sociale