Kujtohen si dy të rinj që e bënë historinë. Veprimtarë e ideatorë që asnjëherë nuk e ndalen punën drejt lirisë dhe pavarësisë. Ndër të parët që kontribuan në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përfaqësues të institucioneve shtetërore, të partive politike, miq, familjarë e bashkëpunëtorë në rrugëtimin e tyre drejt luftimit të okupimit serb, u përkulën sot para figurave të paharrueshme në shtet-ndërtimin e Kosovës, Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut.
Në vendin ku të dy heronjtë ranë 26 vjet më parë, në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, familjarët e tyre pritën e përcollën të gjithë ata që nuk e harrojnë mundin e bijve të tyre.
Kurorë me lule në vendin e rënies vendosi edhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.
Ditën e sotme, ai e quajti historike. Kjo, për shkak të ratifikimit në Kuvend, të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe për 26 vjetorin e rënies së Fahri Fazliut e Afrim Zhitisë, të cilët, siç tha Veseli, të dy mbesin ideologë, udhëheqës dhe paraprijës të krijimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Këtu, ata dy të rinj japin jetën e tyre, në mënyrë që sot njerëzit tanë të rinj, të kenë mundësi të kenë perspektivë, qoftë në Republikën e Kosovës, po ashtu edhe drejt integrimeve tona veri-atlantike. Ne jemi përjetë përulës para atyre që kanë ra në altarin e lirisë. Do t’i kujtojmë çdo ditë për me qenë betim i joni i vazhdueshëm për me punu për vendin tonë, në mënyrën që ta kemi shtetin tonë më të fuqishëm dhe jetën e qytetarëve më të mirë”, tha ai.
Familjarëve të heronjve, Kadri Veseli u tha të qëndrojnë të fortë, sepse forca e tyre u ka mundësuar të tjerëve që të vazhdojnë luftën tutje.
Figurën e Afrim Zhitisë e Fahri Fazliut e nderuan edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij partiakë, delegacioni i Lëvizjes Vetëvendosje, deputetë të Kuvendit të Kosovës, miq e ish-luftëtarë të UÇK-së.
Homazhe bëri edhe anëtari i Vetëvendosjes Emrush Xhemajli, i cili shprehu shqetësimin e tij lidhur me statusin e dëshmorëve. Për gjendjen e tyre, ai fajësoi kryeministrin Isa Mustafa.
“Edhe 15 vjet më vonë nuk është i rregulluar statusi i dëshmorëve. Kjo është një situatë shumë e vështirë, në radhë të parë për familjarët por edhe një lloj turpi për të gjithë shoqërinë, por në veçanti për kryeministrin e Kosovës.
Madje ai tha se Mustafa është ai që duhet përgjigjur para gjykatave, e jo të tjerët që kontribuan në lirinë e vendit.
“Në vend se me u përgjigj ky para gjykatave të ndryshme, fatkeqësisht sot përgjigjen shokët e Afrim Zhitisë, thirren nëpër gjykata speciale ose të rëndomta”, tha ai.
Fahri Fazliu e Afrim Zhitia me 2 nëntor të vitit 1989 u rrethuan në lagjen “Kodra e Diellit dhe pas një lufte disaorëshe që zhvilluan me forcat serbe, të dy mbetën të vrarë.
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...