Kreu i PDK, Kadri Veseli në takimin konsultativ me presidentin Thaçi, ka thënë se është krijuar situatë e pazakontë për shkak të shkarkimit të qeverisë.
Ai ka hedhur akuza ndaj LDK dhe LVV për të cilët ka thënë se kanë qenë në bashkëqeverisje dhe gjatë kohës së qeverisjes kanë shkelur disa herë Kushtetutën.
“Të gjitha masat që i kanë marrë qeveria, kanë shkelje kushtetuese, ka shkelje ligjore që po bëhen çdo ditë që nga ndarja e parave. Emërimet dhe shkarkimet janë të paligjshme. Po ashtu e ka dëmtuar rëndë Kosovën, pasi e ka vënë në pozitë jo të mirë Kosovën në arenën ndërkombëtare”, ka thënë ai.
Veseli e ka akuzuar qeverinë në detyrë edhe për “acarimin e raporteve me SHBA-në”./arbresh.info/
Sot katër vjet luftë në Ukrainë/ Bilanci i jetëve njerëzore,...
Moti në Shqipëri me diell e reshje shiu në disa zona
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Mblidhen disa komisione parlamentare në Kuvendi i Kosovës
178-vjetori i gazetës së parë shqiptare
“Kthim i viktimës në dhunues” – Serwer i ashpër ndaj Gjykatë...