Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezaj ka bërë të ditur se vendosja e kamerave në vendvotime do të shërbej edhe për proceset e tjera zgjedhore.
Sipas tij, kjo mënyrë praktikohet kudo në botë, raporton Arbresh.info.
“Vendosja e kamerave në vendvotimeve nuk është një vendim që do të shërbej vetëm në këtë proces zgjedhor por do të praktikohen kurdo që ka zgjedhje. Mënyra se si vendosen kamerave në vendvotimeve bëhet në atë mënyrë që nuk e cenon votën, KQZ nuk monitoron regjistrimin e atyre kamerave online nuk ka një ekran për t’i shikuar këto filmime. Ato fshihen së bashku me materialin zgjedhor”, deklaroi Elezaj në konferencën e tretë për media për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor për shkarkimin apo jo të kryetarëve në veri.
Konferenca e radhës fillon në ora 19:30./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Radoniqi publikon rezultatet e para – dalje shumë e ulët e qyetatarëve në votim, në Zveçan asnjë
Çitaku: Në seancën e parë të punës, do të kërkojmë të mirato...
Kusari: Ka gjasa që sonte të jenë dy seanca
Kusari-Lila: Albulena Haxhiu do të jetë Kryetare e Kuvendit
Kush do ta drejtojë seancën sot?
NATO nis stërvitjen për forcimin e pranisë në Arktik
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurit për shitblerje të nar...