Ministri në detyrë i Punëve të Bre4ndshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se është vendosur gurthemeli i stacionit të ri të Policisë së Kosovës në Zubin Potok.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla theksoi se ky stacion do të jetë burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim, transmeton Arbresh.info.
“Sot, hodhëm gurthemelin e stacionit të ri të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Ky stacion modern do të jetë infrastrukturë e nevojshme për pjesëtarët e Policisë sonë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim”, ka shkruar ai.
“Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë. Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, qetësisë publike e, pa dyshim, edhe sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë”, tha Sveçla./Arbresh.info
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje