Vendimet me të cilat mburret Albin Kurti

15:05 | 13 Maj 2020
M. A.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka nisur mbledhjen e qeverisë për të raportuar për 100 ditët e qeverisë nën udhëheqjen e tij.

Në këtë mbledhje kryeministri në detyrë, ka kërkuar që ministrat të raportojnë për të arriturat e tyre në jo më shumë se 3 minuta.

Mbledhjen Kurti e ka nisur duke kujtuar masakrën e Korishës. Ai ka shprehur ngushëllime edhe për personat që kanë vdekur nga koronavirusi.

Më pas Kurti ka lavdëruar punën 100 ditëshe të qeverisë së tij duke u mburru për zvogëlimin e shpenzimeve të kabinetit të tij por edhe të ministrive.

“Prioritetet e kësaj qeverie ishin përcaktuar nga vetë qytetarët, menjëherë pas zgjedhjes së qeverisë kemi filluar me veprime për ndalimin e korrupsionit e ç’kapjen e shtetit. Dua të shpjegoj pak më ndryshe punën e mirë të bërë nga kabineti ynë bashkërisht. Puna duhet parë nga dy veprime që ndërthuren me njëra tjetrën. Veprimi i parë ishte ndalimi i humbjes dhe keqpërdorimi i parasë publike. Jemi duke ndalur një praktikë që qeveritë e kaluara i përdornin taksat për të zgjedhur probleme partiake e familjare.

“Mbetët dikush pa punë e pa pozitë shtoje një ministri, zëvendësministra, paska mbet ndonjë familjar e kushëri pa punë, pa problem hape një konkurs në administratë e rehatojë atë”, ka deklaruar ai.

Ai përmendi edhe shkarkimet në borde duke thënë se nuk i ka bërë për hakmarrje por për ndaljen e keqpërdorimit të parasë publike.

“Ndryshimet në bordet nuk janë hakmarrje ndaj askujt por veprim për ndaljen e keqpërdorimit të parasë publike.

“Në 100 ditë janë marrë 192 vendime nga qeveria pa përmendur këtu dhjetëra vendime tjera.”

Kruti ka listuar emrat e ndërmarrjeve publike që ua ka shkarkuar bordet.

“Bordet e ndërmarrjeve publike që u shkarkuan janë Telekomi i Kosovës, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, Ujësjellësi Prishtina, Posta e Kosovës, Infrakosi, KEK, Iber Lepenc dhe Ujësjellesi Prizren. Në këto 100 ditë kemi marrë vendime për ndaljen e keqpërdorimit të parave publike dhe në anën tjetër e kemi ndalë keqpërdorimin e pozitave publike”

“Këto nuk mund të luftohen 100 ditë por ne tashmë kemi bërë hapat e duhur në këtë drejtim. Nëse bëhemi të sinqertë të 100 ditësh duhet ta shohim në dy rrafshe, së pari si dy 50 ditësh në pjesën e parë kur e kishin një Parlament funksional e në pjesën e dytë nuk e kishim. 90% e energjisë tonë shkoi në luftim të koronavirusit

Albin Kurti qysh në fillim përmend krejt atë që ndodhi për 100 ditë, ministrave në mbledhje nuk i mbeti çfarë të shtojnë

Shpërndaje në rrjete sociale