
The border crossing between Austria and Hungary near Rattersdorf, Austria, March 8, 2016. REUTERS/Leonhard Foeger
Bashkimi Evropian ka rënë dakord që të zgjerojë kontrollet kufitare emergjente brenda zonës Shengen edhe për tre muaj, deri në mes të muajit maj, pasi emigracioni dhe siguria vazhdojnë të dominojnë agjendën politike.
Zona Shengen ‘u shemb’ pasi rreth 1.5 milionë refugjatë dhe emigrant kanë arritur në vendet e bllokut gjatë viteve 2015-2016, duke vënë në provë vendet e BE-së rreth sigurimit të popullsisë, transmeton arbresh.info.
Gjermania, Austria, Suedia, Danimarka dhe Norvegjia kanë filluar vendosjen e kontrolleve kufitare emergjente që nga shtatori i vitit 2015 dhe sipas vendimit të fundit ky proces do të zgjasë edhe për tre muaj gjatë vitit 2017.
Fluksi i refugjatëve dhe emigrantëve ka shkaktuar një krizë politike dhe grindje mes vendeve të BE-së, të cilat nuk kanë rënë dakord që të ndajnë barrën e krizës së refugjatëve.
Një gjë e tillë ka shkaktuar trazira mes vendeve të BE-së, duke shtuar sfida të reja për bllokun, si ndikimi i Rusisë në vendet e BE-së, radikalizmi islamik, kërcënimi me sulme në Evropë, ndërsa pasiguria mes vendeve të BE-së është shtuar dukshëm edhe pas zgjedhjes së Donald Trump si President i SHBA-ve./Arbresh.info
UEFA-s miraton vendime të rëndësishme për të ardhmen e futbo...
Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu ...
Ludo flet me Labin: Bigu është sen interesant
Spiropali: Shqipëria angazhohet diplomatikisht për mbrojtjen...
Tahiri: Do të votojmë pro rezolutës për ish-krerët e UÇK-së
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 19:00