Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, z. Sander Lleshaj.
Në këtë takim mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, z. Qemal Minxhozi, si dhe drejtorët e policive të dy vendeve. Në këtë takim u diskutua bashkëpunimi ndërshtetëror në fushën e sigurisë i cili ka rëndësi të veçantë.
Gjithashtu u diskutua për luftën kundër terrorizmit dhe parandalimi i ekstremizmit, migrimin ilegal, trafikimin i qenieve njerëzore, luftën kundër trafikimit të narkotikeve, krimin e organizuar por edhe për sigurinë publike në përgjithësi dhe u tha se duhet të jenë fushat të cilat duhet duhet të eksplorohet edhe më shumë dhe të gjejnë modalitete praktike të punës në mënyrë që të kenë rezultate të prekshme në këtë fushë.
Gjatë takimit u ngritën edhe çështjet e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe në çështjet të rendit dhe sigurisë publike, zbatimi i protokollit mbi oficerët e kontaktit si dhe ecuria e zbatueshmerisë së pikë kalimeve kufitare.
Në fund të takimit të dy ministrat u dakorduan që të ngrisin grupe të përbashkëta pune me qëllim të koordinimit më të mirë në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dha bashkëpunimit policor.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...