Vdes një zyrtar i policisë në aksident trafiku

12:22 | 16 Dhjetor 2016
M. A.
Gjatë pasdites së djeshme në Shtime- Lipjan, më saktësisht në fshatin Bujan, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.
Policia bëri të ditur se në aksident janë lënduar tre persona prej të cilëve njëri prej tyre ka ndërruar jetë.

Në aksident janë përfshirë një veturë BMW, një Gold dhe një traktor.

Personi i cili ka ndërruar jetë pas plagëve të marra është një zyrtar policor me iniciale E.S 27 vjeçar i cili po voziste veturën BMW me targa të Republikës së Kosovës.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, për ngasësin e traktorit është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.

Ndërkohë që  hetuesit e trafikut rajonal po punojnë me përkushtim për të ndriçuar të gjitha rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku.

Shpërndaje në rrjete sociale