Një punëtor 38-vjeçar ka vdekur pasi ka rënë nga kati i nëntë i një ndërtese që ishte në ndërtim e sipër, në Bresje të Fushë Kosovës.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësi I Policisë së Koovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 11:00 është marrë informata se në rrugën “Tahir Zemaj” në Bresje të Fushë Kosovës, një person, mashkull, rreth 38 vjeç, ka rënë nga lartësia, brenda një objekti. Përkundër përpjekjeve të mjekëve në QKUK, i njëjti pak kohë më pas, ka ndërruar jetë. Në momentin e rënies, viktima ishte si pjesë e një ekipi që po kryente punime në atë objekt. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci./Arbresh.info/
Kurti: Vepra dhe lufta e veteranëve është historia e çlirimi...
Atdhe Nuhiu pritet t’i bashkohet kampionëve të Austris...
“Kemi raketa Javelin dhe tri anije patrulluese”, Rama: Ushtr...
Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona
Ngritet aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte në Gjilan
Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem ...