Një paciente nga Theranda ka ndërruar jetë pasi është prekur me Covid-19. Ajo ishte hospitalizuar në Spitalin Regjional të Prizrenit.
Drejtoresha e Shëndetësisë në komunën e Therandës, Besa Kuqi, ka njoftuar se sot ka vdekur edhe një paciente nga COVID-19 në Therandë. Sipas drejtoreshës Kuqi, viktima ka qenë e hospitalizuar në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, ndërsa ka rezultuar pozitiv me 30 korrik.
“Numri i viktimave nga ky virus i msheftë arrin në gjashtë në komunën tonë. Ju lutem, rriteni kujdesin, mbajeni distancën, mbajeni maskën, mbajeni higjienën dhe zbatoni masat mbrojtëse kundër COVID-19”, ka shkruar Kuqi në Facebook.
Instituti Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 13 persona. Tani numri i të vdekurve nga Covid-19 ka shkuar në 249 në Kosovë.
Austria përshëndet formimin e Qeverisë së re: Tash Kosova mu...
Bruksel, Komisioni Evropian nën hetim për shitje të pasurive...
Artmotion në kulmin e sezonit – dy shtëpi, nominimet e fundi...
Stalla përfshihet nga flakët në Vlorë, digjen 22 lopë e viça
Lëshohet për qarkullim rruga Pejë – Prishtinë, që ishte e bl...
Aksident mes kamionit dhe veturës në Klinë, pesë të lënduar