Vdes një nga themeluesit e LDK-së

13:42 | 12 Dhjetor 2020
A Z

Profesori Esad Dauti, pjesëtar dhe njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vdekur.

Lajmi është bërë i ditur nga LDK-ja, ndërsa kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi.

Mustafa ka thënë se Dauti do të jetë shembull për gjeneratat e reja.

“Esad Dauti ishte një ndër themeluesit e LDK-së, aktivist i shquar që nuk u ndal së punuari asnjëherë për të mirën e vendit.Profili i tij prej intelektuali, do të shërbej si shembull për gjeneratat e ardhshme dhe anëtarësinë e LDK-së, se si duhet punuar parreshur për shtetin e Kosovës”, thuhet në telegramin e Mustafës.

Me rastin e ndarjes nga jeta të prof. dr. Esad Dauti, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram…

Posted by Lidhja Demokratike e Kosovës on Saturday, December 12, 2020

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme