Policia e Prishtinës njofton se sot rreth orës 3 kanë pranuar një informatë se në magjistralen Prishtinë – Ferizaj , saktësisht në fshatin Llapnasellë, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur ndërkaq tre persona të tjerë janë lënduar.
Sipas Policisë në këtë aksident trafiku ka qenë e përfshirë një veturë e tipit Ford Fiesta me targa të Republikës së Kosovës, e cila për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin dhe ka goditur mbrojtësit e rrugës, në ndarjen fizike mes dy shiritave të rrugës.
“Si pasojë e këtij aksidenti viktima A. R, mashkull 24 vjeç, , pasi që është dërguar në QKUK, ka ndërruar jetë. Ndërkohë që tre personat e lënduar janë dërguar në QKUK, ku ende po vazhdojnë të marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në komunikatë të Policisë.
Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit trafikut rajonal po punojnë me intensitet të shtuar për sqarimin e të gjitha rrethanave që kanë sjellë deri te ky aksident tragjik.
Lindja e parë për 2026 në Kosovë, janë trinjakë
Lëndohen 20 persona nga hedhja e fishekzjarrëve në Shqipëri,...
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë