Një se 21 vjeçare, e cila po vuante dënimin në burgun e grave në Lipjan ka ndërruar jetë.
Vdekja e saj është konfirmuar sot rreth orës 12:42, shkruan arbresh.info.
Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi i tha arbresh.info se përkundër intervenimit të stafit mjekësor, nuk është arritur që 21 vjeçarja të kthehet në jetë.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 12:42 në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, e dënuara me inicialet M.K, viti i lindjes 2000, ka ndërruar jetë. Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të Qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë”, tha Gashi.
Ai tha se tashmë e ndjera me inicialet M.K ishte në vëzhgim të vazhdueshëm.
“E dënuara, në QKF Lipjan është pranura me datën 27.04.2021, që nga fillimi deri18.06.2021 ka qenë në vëzhgim çdo 15 minuta nga psikologu i Qendrës. Po ashtu, nga data 02.11.2021 ka qenë në vëzhgim (observim) çdo 30 minuta, i cili vëzhgim ka vazhduar.
Lidhur me rastin, sipas Gashit janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokurori, ndërsa SHKK-ja, ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.
Stafi mjekësor i Stacionarit të Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes./arbresh.info/
Sylejman Elshani emërohet zëvendësministër në Ministrinë e S...
Ndikimi i turizmit, Shqipërisë i duhen 1.9 miliardë euro ush...
Sulm me dron në një zonë me naftë në Emiratet e Bashkuara
Osmani në takimin lamtumirës me Orav: BE-ja mbetet partner k...
Mbappé rikthehet në stërvitje para ndeshjes me Cityn, por pr...
Arbeloa para ndeshjes me Man Cityn: Duhet nivel edhe më i la...