Gazetari i njohur kosovar, Avni Shabani, ka vdekur gjatë mëngjesit të sotëm.
Lajmi u konfirmua nga kryetari i komunës së Ferizajt, Avni Aliu, i cili tha se kjo është një humbje e madhe për gazetarinë, shkruan Arbresh.info.
“Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të doajenit të gazetarisë, ish drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Ferizajt, qytetarit shembullor e prindit të përkushtuar, Avni Shabani, na pikëlloi e na la pa fjalë të gjithëve. Humbje për Ferizajn, gazetarinë, miqtë e të njohurit e të ndjerit”, ka shkruar Aliu.
Postimi i plotë:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të doajenit të gazetarisë, ish drejtorit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Ferizajt, qytetarit shembullor e prindit të përkushtuar, Avni Shabani, na pikëlloi e na la pa fjalë të gjithëve. Humbje për Ferizajn, gazetarinë, miqtë e të njohurit e të ndjerit.
Kontributi i tij profesional la gjurmë të pashlyeshme në faqet e gazetave, ekranet televizive e kudo ku punoi i ndjeri.
Lamtumirë, bashkëqytetar i dalluar!
Ngushëllime të sinqerta familjes Shabani, kolegëve, miqve e të njohurve të të ndjerit.
Dritë pastë shpirti i tij fisnik!./ Arbresh.info/
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...
Ligj i ri në New York – paralajmërime për përdorimin e...
Si ta ngrohni shpejt motorin e veturës gjatë dimrit – ...
A ka vitamina C efekt të vërtetë në parandalimin dhe trajtim...
Çajrat që ndihmojnë gjatë ftohjes: Si t’i përdorni saktë për...