Vdes babai i deputetit Fisnik Ismaili

19:39 | 18 Nëntor 2016
M. A.

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fisnik Ismaili ka njoftuar se para pak castesh ka ndërruar jetë babai i tij, Muharrem Ismaili.

“Bab, me gjithë ato sfida, na mësove qysh me jetue dinjitetshëm, e shkove faqebardhë. S’kam me ta harrue fjalën e fundit, e buzëqeshjen, me sa dashni e the. Jack ke qenë, si jack ece”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Postim i plotë:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Muharrem Ismaili, në moshën 73 vjeçare.

Varrimi bëhet në fshatin Sazli të Ferizajt, në orën 14:00, të shtunën, 19 nëntor 2016.

Kortezhi funeral niset në orën 12:00 nga Prishtina, te restorant Druri, afër Fakultetit Teknik.

E pamja bëhet te banesa ime, mbi restorant Trattoria, afër Fakultetit Teknik, të dielën, hanën edhe marten.

Bab, me gjithë ato sfida, na mësove qysh me jetue dinjitetshëm, e shkove faqebardhë. S’kam me ta harrue fjalën e fundit, e buzëqeshjen, me sa dashni e the. Jack ke qenë, si jack ece.

Shpërndaje në rrjete sociale