Pas 10 ditësh luftë me jetën, sot ka ndërruar jetë 21-vjeçari A.M. nga fshati Sopijë i Komunës së Suharekës.
Ai më datë 25 mars u dërgua në spital pas një arresti kardiak, por që mjekët e shpëtuan mrekullisht.
Betim Iballi, specialist i mjekësisë familjare, kishte thënë se 21-vjeçari u soll pa shenja jete në QKMF.
“Data 25.03.2022 Sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Duhël ka shkuar një pacient pa shenja jete i moshës 21 vjeçare, i cili ka pasur arrest kardiak.
Ekipi i urgjencës nën udhëheqjen e Dr.Betim Iballi dhe Dr. Bujar Martinaj ka ofruar trajtimin e duhur dhe shërbimin e nevojshëm duke rikthyer në jetë te riun.
Pacienti është derguar në Spitalin e Prizrenit për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhej në njoftimin e datës 25 mars.
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...