Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri e ka shpallur ditën e sotme si ditë zie në Pejë, në nderim të dy viktimave që humbën jetën tragjikisht, si pasojë e vërshimeve në këtë qytet.
Vendimi është marrë sot, me ç’rast të gjitha angazhimet institucionale pezullohen, ndërsa flamujt vendosen në gjysëmshtizë.
Vërshimet si pasojë e shiut të madh ishin tragjike për familjen Ademaj nga qyteti i Pejës. Gjithë vendi u trondit për vdekjen e një nëne dhe fëmijës të saj 5-vjeçar. Mirsada, 26-vjeçare dhe djali i saj, Dioni, humbën jetën tragjikisht nga përmbytjet.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme, në ora 15:00 mbahet ceremonia e varrimit të Mirsada dhe Dion Ademaj, nënë e bir, që humbën jetën nga vërshimet në qytetin e Pejës./Arbresh.info/
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme