Kandidati francez për President, Francois Fillon, përveç gruas ‘punësoi’ edhe dy fëmijët e tij, që paguheshin në vlerë të gati 1 milion eurove, shkruan gazeta Canard Enchaine.
Gruaja e Fillon, Penelope, ishte paguar në vletë të 900 mijë eurove në punën e saj si ndihmëse e parlamentit dhe si redaktore në një shtëpi botuese të një mikut të Fillon, ndërsa të dy fëmijët e tij ishin punësuar si asistentë parlamentarë, duke fituar rreth 84 mijë euro në vit, thuhet në raportin e dyshuar, transmeton arbresh.info.
Fillon për një kohë të gjatë ka qenë një ndër kandidatët më favoritë në Francë, por menjëherë pas publikimit të raportit nga gazeta franceze, mbështetja e tij ka rënë dukshëm.
Sipas një sondazhi të fundit, favoritja për zgjedhjet presidenciale në Francë është Marine Le Pen, e cila konsiderohet si ‘një rrezik për bllokun e BE-së’ për shkak të politikave të saj anti-emigracion dhe anti-BE./Arbresh.info
Nis seanca për formimin e Qeverisë
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Personi që u plagos në Mitrovicë është 25 vjeçar, ndodhet ja...
Përgjatë një muaji në Kosovë 36 tërmete me intensitet të ulë...
Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, plagoset një person –...
Osmani e mandaton Kurtin për kryeministër