Konferenca “Nderojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen”, ka vazhduar punimet në ditën e dytë, ku pos referimeve për rolin e infermierëve gjatë periudhës së lutës është planifikuar që të bëhet një vizitë në ish Spitalin Ushtarak në Zonën e Nerodimes
Në ditën e dytë të konferencës shkencore “Nderojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen”, e cila po mbahet për herë të parë nën patronatin e Odës së Infermierëve të Kosovës, po trajtohen tema me interes për zhvillimin infermieror por edhe për rolin e infermierëve gjatë luftës në Kosovë.
Hapjen e punimeve e bëri kryetari i Odës së Infermierëve të Kosovës, Naser Rrustemaj, derisa të pranishmit i përshëndeti deputetja Time Kadriaj, anëtare e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës.
“Është privilegj për mua të jem këtu. Ne asnjëherë nuk duhet të harrojmë të kaluarën. Andaj edhe po më pëlqen kjo moto: ‘Nderojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen’, ka thënë deputetja Kadriaj.
Kadriaj është shprehur se asnjëherë nuk duhet harruar sfidat që ka kaluar populli i Kosovës për të arritur qëllimin e lirisë dhe për të shkuar drejt të së ardhmes.
Sot, në ditën e dytë të konferencës pos që do të vazhdojnë së referuari temat për rolin e infermierit gjatë luftës do të bëhet edhe një vizitë në Spitalin Ushtarak në Zonën e Nerodimes, ku janë dhënë shërbime mjekësore për ish luftëtarët e UÇK-së si dhe civilët që kishin nevojë për shërbime mjekësore gjatë luftës.
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Ambasada amerikane në Kosovë: Krishtlindje të gëzuara për të...
Rama uron Krishtlindjen: Shqiptarët kanë qenë gjithmonë shem...
Itali, sekuestrohen 435 kilogramë kokainë të fshehur në qese...
Alba i lutet Zotit: Më ndihmo ta harroj ish të dashurin, më ...
Asllani nën vëzhgim të klubeve të mëdha evropiane, Hoffenhei...