Vazhdon numërimi i votave të Diasporës, këta janë kandidatët e VV-së që u votuan më së shumti

11:32 | 27 Shkurt 2025
E.K

Numërimi i votave të hedhura në 30 përfaqësi diplomatike ka filluar të mërkurën pasdite. Ndërsa sot në orën 12:00 pritet të filloj dita e dytë e numërimit të votave.

Nga rezultatet deri në ora 23:48 të së mërkurës të publikuara nga KQZ prin Lëvizja Vetëvendosje me 81.89 për qind të votave, ndërsa nga 43 vendvotime janë procesuar 19 sosh.

E në kuadër të Lëvizjes Vetëvendosje këta janë 10 kandidatët me më së shumti vota deri tani jashtë Kosovës:

Albin Kurt mori 2 mijë e 886 vota, Glauk Konjufca mori 2 mijë e 510 vota, Hekuran Murati mori 1 mijë e 544 vota.

I katërti me radhë është Xhelal Svecla me 1 mijë e 503 vota, kurse Albulena Haxhiu ka 1 mijë e 489 vota.

Pas tyre renditet Donika Gërvalla-Schëarz e cila edhe vetë votoi në përfaqësi diplomatike. Ajo mori 1 mijë e 472 vota.

Pas saj është Faton Peci me 1 mijë e 446 vota, Mimoza Kusari-Lila me 1114 vota dhe Avni Dehari me 957 vota.

Më 8 shkurt 2025 është votuar në 30 përfaqësi diplomatike me gjithsej 43 vendvotime dhe sipas të dhënave nga 20,324 votues të regjistruar kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352 shtetas të Kosovës që gjatë regjistrimit kishin përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

Ai ka bërë të ditur se pas përfundimit të numërimit të votave nga përfaqësitë diplomatike, planifikohet që të fillojnë me numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale