Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi sërish pati një përplasje me kryesuesen e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ku i tha se duhet të flasim për raportin dhe amandamentet dhe jo për çështje të tjera.
Këto diskutime u bënë në seancën e jashtëzakonshme ku pritet të votohet Projektiligji për Rimëkëmbje Ekonomike.
“Sot me britma të radhës nuk ka nevojë të dëshmohet diçka tjetër, kërkojmë të respektohet procedura. Flasim me gojë dhe me votë, prandaj znj. kryesuese të kërkoj nga ju që ta respektoni në mënyrë të përpiktë rregulloren e Kuvendit”, tha Gashi.
Ai madje tha se gjuha verbale e Nagavcit nuk po i duket e arsyeshme.
“Gjuha e dhunës verbale nuk po m’duket e arsyeshme, pra diskutimi bëhet për raportimin jo projektligjin. Qaj është objekti i punës, raportin me amadamente, i diskutojmë amadamentet jo çështje të tjera”, tha Gashi,
Presion dhe kanosje ndaj votuesve raportohet në Mitrovicë të...
Zelensky thotë se Rusia ‘nuk dëshiron paqe’, për...
Rama: Shqipëria 54 vende më lart në qeverisjen digjitale
Plagoset me armë zjarri një person në Suharekë, arrestohen p...
Kandidati i PDK-së për kryeministër voton në Mitrovicë të Ju...
Kurti: Pjesëmarrja në votime reflektohet edhe në cilësinë e ...