Vazhdojnë kolonat në dalje të Kosovës, gati pesë orë pritje në Merdare

18:14 | 5 Janar 2020
A Z

Bashkatdhetarët janë duke u përballur me pritje e kolona të gjata në dalje të Kosovës.

Kolonat dhe pritjet e gjata nuk kanë marrë fund as sot për bashkatdhetarët të cilët janë duke u kthyer në vendet evropiane ku ata punojnë dhe veprojnë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi më i madh është në pikëkalimin kufitar në Merdare.

Në bazë të statistikave të fundit të kësaj qendre, në ora 17:30 bashkatdhetarët në Merdare janë duke pritur mbi 4 orë e gjysmë ndërkaq kolona është e gjatë tre kilometra.

Po ashtu kolonë e pritje të gjatë ka edhe në Jarinjë. Atje bashkatdhetarët janë duke pritur katër orë për të dalë nga Kosova dhe se kolona është e gjatë tre kilometra

E njëjta situatë është edhe në Mutivodë.

Ndërkaq te Dheu i Bardhë në dalje të Kosovës, kolona është dy kilometra e gjysmë, ndërkaq qytetarët janë duke pritur mbi tre orë e gjysmë.

Edhe në pikëkalimin kufitar, Muçibabë, bashkatdhetarët janë duke pritur dy orë dhe kolona është e gjatë 1.200 kilometra.

Shpërndaje në rrjete sociale