Vasfije Krasniqi-Goodman do të kandidojë për deputete të Kuvendit të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 14 shkurt 2021.
Ajo është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ndryshe Vasfije Krasniqi është një e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999. Ajo është gruaja e parë shqiptare në Kosovë e dhunuar seksualisht që ka dalë hapur për të folur mbi dhunën seksuale të ushtruar mbi të nga paraushtarakët serbë gjatë konfliktit.
Ajo ka folur edhe para Komitetit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan./arbresh.info
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë
Sot bëhen homazhe në nderim të Rexhep Qosjes
Sot varroset i riu që humbi jetën në vendin e punës