Është varrosur doktori Fadil Zuka i cili gjatë ditës së djeshme ka humbur betejën me Covid-19.
Varrimi i të ndjerit u bë gjatë ditës së sotme në Viti nën rrethin e ngusht familjar.
Kujtojmë se Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kishte ngushëlluar familjen e mjekut Fadil Zuka, përmes një postimi në Facebook.
“Me rastin e ndarjes nga jeta të mjekut familjar dr. Fadil Zuka, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij, qytetarëve të Vitisë dhe komunitetit mjekësor në Kosovë”.
“Duke i shërbyer profesionit të mjekut dhe popullit të tij në luftën kundër Covid-19 deri në momentet e fundit të jetës së tij, dr. Zuka do të mbetet një shembull i profesionistit të përkushtuar, të dashur e vlerësuar nga kolegët dhe pacientët e tij të cilëve u shërbeu me dinjitet e profesionalizëm.
Respekt për jetën dhe veprën e tij!’, ka shkruar Zemaj.
KEK rrit prodhimin e energjisë me mbi 110 mijë MWh në dhjeto...
REL: Ushtria e Kosovës në provën finale
40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht
BQK: Remitancat arritën 1.42 miliard euro në 2025
58% e të burgosurve pa gjyq, raporti i Këshillit të Europës ...
Reali kontakton përfaqësuesit e Konates