Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar Valentin Toçin, këshilltar për Çështje Ekonomike, njoftoi Zyra e kryeministrit.
Valentin Toçi është doktor i shkencave ekonomike nga Staffordshire University (Britani e Madhe) dhe ka zhvilluar karrierë akademike, fillimisht në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, si dhe në disa universitet tjera, si në Universitetin Amerikan në Kosovë (AUK), Kolegjin Riinvest dhe në Universitetin e Prizrenit. Si bursist i Fulbright-it, z. Toçi ka kaluar një semestër studimor në New York University-Stern School of Business.
Toçi ka po ashtu një sfond të suksesshëm të praktikës profesionale, kryesisht në sektorin bankar në Kosovë, si krye-ekonomist në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës dhe kryetar i Bordit të Drejtorëve në Bankën Ekonomike sh.a.
“Zhvillimi i gjithmbarshëm ekonomik është prioritet kryesor i Qeverisë së Republikës së Kosovës, andaj angazhimi i kuadrove të dëshmuara, pritet të jap rezultate të rëndësishme në këtë drejtim”, thuhet në komunikatën e Kryeministrisë.
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...