Pas raportimit të Sindikatës së punëtorëve, Menaxhmentit dhe Bordit të Telekomit para Komisionit Parlamentar Hetimor për gjendjen në PTK dhe Vala të premten është paraqitur, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Ai ka shtuar se gjendja në Telekom nuk është e mirë për shkak të rritjes së punëtorëve e shpenzimeve.
“ Që nga dita e parë kemi qenë kritik se numri i madh i punëtorëve më një pagë mesatare 980 euro e rënduar shumë buxhetin. Që nga vitit 2011 shpenzimet nuk kanë rënë edhe pse kanë rënë shitjet, në 2017-en kemi ndaluar disa shpenzime që i kemi konsideruar si të panevojshme, si ndarja e bonuseve për bordin, ndalimi i shfrytëzimit të veturave në mënyrë të panevojshme etj.”, ka thënë ai.
Lluka ka shtuar se në vazhdimësi kanë kërkuar raportim për gjenden në Telekom por raportimi është kryer gjithmonë për vitin që lëmë pas e ligji e parasheh raportimin çdo 3 muaj.
Ndërsa i pyetur nga anëtarët e Komisionit për mos fillimin e zbatimit te kodit *383, Lluka ka thënë se duhet paguar 3 milionë euro.
“Është i gatshëm për implementim por duhet të paguhen rreth 3 milionë euro për fillimin e implementimit dhe krijmi i mjeteve është shumë i shpejt pasi të hyrat nga ky kod brenda vetëm një viti do të arrijnë në 5 milionë euro”, ka thënë ai.
I pari i ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ka ripërsëritur se Telekomi është buzë falimentimit.
“Telekomi është buzë falimentimit sepse është duke operiat me 15 milionë euro humbje. Telekomi rrezikohet nga shumë operator që të përfundoj te përmbaruesi sepse ka shumë fatura të papaguara por situata mund të ndryshoj nëse merret një kredi me garancion shtetëror”, ka shtuar ai.
E Blerta Deliu ka pyetur për rastin e anëtarit të Bordit të Telekomit që ka punësuar katër fëmijët e tij.
“ Çfarë ka ndodhë me 4 personat e tjerë të punësuar, anëtari i Bordit është larguar por të tjerët?”, ka thënë ajo.
Ndërsa Lluka ka thënë se janë në pritje të një vendimi të Gjykatës.
Kjo ka qenë edhe pyetja ime, dhe për këtë jam takuar edhe me drejtorin e Agjencisë antiKorrupsion dhe ka ardhur me një udhëzim administrativ që i ndalon këto punësime. Në përgjigjen e tyre është thënë se gjatë punësimit janë respektuar të gjitha procedurat e konkursit dhe janë një pritje të një vendimi të Gjykatës për këtë qeshje”, ka thënë Lluka./Arbresh.info/


Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojë në burg, ...
Dita e pestë: Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 91...
Macron shfaqet me syze dielli në punë – pamje të rralla nga ...
Brukseli i bën sërish thirrje Serbisë të hetojë pretendimet ...
Khamenei i drejtohet Trumpit: Je kriminel, përgjegjës për vd...
Profesionistët shëndetësorë të Kosovës drejt emigrimit: Paga...