Telekomi i Kosovës, Vala ka vendosur të hyjë fuqishëm në tregun e shërbimeve të telekomunikacionit, duke ofruar për qytetarët e vendit një superpako të shërbimeve të përbashkëta, pako e cila përmban shërbime të telefonisë fikse, mobile, televizonit dhe internetit bashkë.
Bëhet fjalë për pakon më të kompletuar që është lansuar deri më tani në tregun e Kosovë apo regjion, e cila merr parasysh kërkesat dhe pëlqimet e konsumatorëve, sasinë dhe kualitetin e kërkuar, shpejtësinë në rastin e internetit dhe mundësitë ekonomike të qytetarëve të Kosovës.
Kjo pako do të quhet 4 n’ 1, sepse përmban 4 shërbime të integruara në një pako.
“Pas një studimi të tregut të telekomunikacionit, kemi ardhur në përfundim se në vendin tonë mungojnë pakot e integruara të cilat përbajnë të gjitha llojet e komunikimit që njihen nga publiku si telefonia mobile, fikse, interneti. Ndaj, kemi vendosur që t’i bashkojmë të gjitha brenda një pakoje dhe t’ia ofrojmë publikut me kualitetin më të madh që ekziston në bazë të mundësive teknike që kemi në dispozicion.”
“Gjithashtu, jemi munduar të ofrojmë një çmim sa më të pranueshëm për qytetarët e Kosovës”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Sipas tij, nëse këto shërbime do të bliheshin veçmas në treg, ato të të kushtonin minimum 60 për qind më shtrenjtë, transmeton Klan Kosova
Arrestimi i shqiptarëve në Serbi, reagon Ministria e Punëve ...
“Bileta ka për miqtë, për klientët, për turistët” – TKZ-ja n...
Kombëtarja e Kosovës zhvillon seancën e fundit stërvitore pa...
Falsifikuan certifikatat për përdorim të armëve, ngrihet akt...
IKSHPK: Rriten sëmundjet jo-ngjitëse në Kosovë, kryeson hipe...
Ish-përfaqësuesi i Sllovakisë: Në rast se Skriniar mungon, m...