Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka bërë të ditur se partia e tij mbështet kërkesën e Qeverisë që sot të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Parlament, për lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Gashi ka thënë se secili ushtar i Kosovës do ta nderojë atdheun dhe flamurin tonë dhe Kosovës do t’i kthehet faqebardhë, shkruan Arbresh.info.
Forca e Sigurisë së Kosovës në pranverë të këtij viti pritet t’i bashkohet ushtarëve amerikanë në misione paqeruajtëse.
Ky është postimi i plotë i Arben Gashit:
E nisim vitin me një lajm fantastik!
Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës e mbështetë kërkesën e Qeverisë që Parlamenti të mbajë, sot, seancë të jashtëzakonshme, për lejimin e angazhimit të Ushtrisë së Kosovës në Misione Paqeruajtëse në kuadër të ushtrive më të fuqishme të botës.
Jemi të bindur se secili ushtar i Kosovës do ta nderojë atdheun dhe flamurin tonë, dhe Kosovës do t’i kthehet faqebardhë!
Moti sot diell, temperatura deri në 22°C
Varoufakis: Nacionalizmi arsyeja kryesore pse Greqia s’e ka ...
Kombinimi i superushqimeve të shëndetshme për zemrën që duhe...
Siguria e barnave në Kosovë mbetet një çështje komplekse
Tërheqja e 5 mijë trupave amerikanë nga Gjermania, Merz: Ësh...
Rama ndan fotoalbumin e javës: Nga memorandumi për hub-in en...