Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur sot në mënyrë madhështore nga Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Gjenerali Tymothy Orr, në bazën e ushtrisë amerikane, njësiti i helikopterëve luftarakë “Black Hawk”.
Sipas njoftimit për media, kryeministri Haradinaj, nga Gjenerali Orr dhe zyrtarët tjerë të ushtrisë amerikane, është njohur për së afërmi me këtë bazë unike si dhe me helikopterët luftarakë “Black Hawk”.
“Është nder i posaçëm të jesh në mesin e ushtrisë mike të popullit të Kosovës, ushtrisë amerikane. Gjenerali Tymothy Orr dhe Garda Nacionale, sot në Iowa më rezervuan një pritje madhështore në bazën ushtarake të njësitit të helikopterëve luftarakë “Black Hawk”, ka thënë Kryeministri Haradinaj.
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...