Grevës së punonjësve arsimorë i është bashkuar edhe Universiteti i Prishtinës.
Përmes një komunikate për media, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njofton se sot është thirrur takimi i Kolegjiumit të Dekanëve, ku është diskutuar çështja e grevës në arsim.
“Më këtë rast, UP-ja njofton studentët, personelin dhe gjithë opinionin, se mbështet grevën në institucionet arsimore. Si rrjedhojë, UP shtynë të gjitha aktivitetet akademike dhe administrative për një afat të pacaktuar, duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e provimeve të afatit të janarit, në të gjitha njësitë akademike të Universitetit”, thuhet në njoftim.
“Duke shpresuar që në një afat të shkurtër kohor do të arrihet zgjidhja e duhur për situatën e krijuar, informoni se deri në njoftimin e radhës, ky është qëndrimi zyrtar i Universitetit”, thuhet më tej në njoftim.
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...