Deputetja Mimoza Kusari-Lila, në konferencën “Kapitull i ri i dialogut Kosovë-Serbi?” ka thënë se e re në këtë dialog është uniteti i palëve kosovare.
Ajo tha se më parë ka pas drama mes presidencës dhe kryeministrisë e kësaj here ka unitet dhe bashkëpunim mes Presidentes dhe Kryeministrit, shkruan arbresh.info.
“Me strukturën e re të qeverisë ka ndryshuar bashkëkordinimi dhe uniteti dhe parimet e njëjta anë raport mes presidentes dhe kryeministrit e qeverisë”.
“Kemi parë që shpesh dialogu është bërë mollë sherri mes presidentit e Kryeministrit, kemi parë drama. Kjo ka tregu se duhet të ketë një unitet dhe dakordim”, tha Kusari-Lila.
Deputetja Kusari- Lila tha se Bashkimi Europian duhet të bëjë presion mbi Serbin, “duhet të bëjnë mbi faktin se çka e pengon Serbinë ta njoh pavarësinë e Kosovës”.
E deputetja nga VV tha se e she të domosdoshëm bashkërendimin edhe të Shoqërisë Civile në këtë aspekt./arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...