Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Gjilan, mungesën e ujit në toaletet për pacientë e ka “zgjidhur” me kova.
Përveç mungesës së kontrollit se kush mund të frekuentojë këto tualete, mungesa e ujit, dhe përdorimi i këtyre kovave mund të jetë burim i infeksioneve thonë ekspertët shëndetësor.
Arbresh.info ditë më parë ka siguruar video ku vërehet se në tualetin e QKMF-së në Gjilan nuk ka ujë.
Prania e kovës me ujë të tregon se problemi i furnizimit me ujë është i vazhdueshëm.
Drejtoresha e QKMF-së, Arbenita Hajdari, edhe pse njoftohet se portal posedon video në të cilat shihet se nuk ka ujë në këtë qendër, ajo thotë se nuk kanë probleme të furnizimit.
“Jo na nuk kena mungesë të ujit se na prej ujësjellësit marrim ujë. Ujë kemi non-stop mund të ndodh mu ndal ndoshta gjysmë orë, por aq sa kom njohuri, ujë kemi non-stop. Po kovat i mbajmë rezervë në tualet për ndonjë rast nevoje është e mundur. Unë tani do t’i angazhoj punëtorët që të merren me ketë”, thotë ajo për arbresh.info.

Se uji është burim i infeksionit numër një, e thotë edhe Blerim Syla nga Sindikata e Punëtorëve Shëndetësor.
Sipas tij duhet të merren masa urgjente, pasi që nga papastërtia nuk dëmtohen vetëm pacientët, por edhe personeli shëndetësor.
“Është përgjegjësi e stafit teknik dhe menaxherëve. Uji i ndotur është burimi i infeksionit numër një dhe nuk justifikohet, atëherë duhet me u merr masa ndaj menaxhmenti pse ka ndodh kjo. Pasi që nga kjo nuk dëmtohen vetëm pacientët, por pikë së pari dëmtohen personeli shëndetësor, dhe duhet të merren masa urgjente”, thotë ai.
Ndryshe, ankesa nga qytetarët për papastërtinë në institucionet shëndetësore ka tash e disa vite./A.Zeka/arbresh.info/
Nxori armën nga çanta dhe shtiu, një muaj paraburgim ndaj Bu...
15 ditë vendimtare, marrëveshje ose zgjedhje të reja
Procedura të reja në Aeroportin e Prishtinës për fluturime
Më pak se 3 orë deri në fillimin e bllokadës nga SHBA
Endrit Thaçi feston ditëlindjen – edhe një vit larg babait
Netanyahu: Irani shkeli rregullat e negociatave, e mbështesi...