Uellsi në gjysmëfinale për herë të parë në histori (Foto/Video)

22:50 | 1 Korrik 2016
Arbresh Info

Uellsi ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për herë të parë duke eliminuar Belgjikën me rezultat 3-1.

Njëra nga skuadrat favorite për të fituar turneun madhështor në Francë është befasuar nga uellsianët që siguruan kalimin në fazën tjetër.

Lexo më shumë: Uellsi 3 – 1 Belgjika, notat e lojtarëve

Pas tri përpjekjeve të njëpasnjëshme nga belgët brenda pesë sekondave ku mbrojtja e Uellsit u tregua mjaftë solide, mesfushori Radja Nainggolan me një goditje të fortë nga distanca i siguroi epërsinë për 1-0 kombëtares së tij në minutën e 13′, shkruan portali arbresh.info. [VIDEO]

607137567_MH_2382_AB37B6249260D6C34CFE346C1F0D094D_3510

20 minuta më vonë, Uellsi kishte një shans të mrekullueshme por portieri Thibaut Courtois shpëtoi skuadrën e tij nga goditja e fortë e realizuar nga Taylor. Sidoqoftë, portieri 25-vjeçar i Chelseat nuk arriti të ndal goditjen me kokë nga Ashley Willimas, i cili barazoi shifrat për 1-1 në minutën e 30′ pas asistimit nga Aaron Ramsey. [VIDEO607137567_MH_2571_6BFC9C11FD2B39FC5C27CD88C7424B67_3510

Uellsi përmbysi rezultatin në pjesën e dytë të ndeshjes duke kaluar në epërsi për 2-1 në minutën e 55′. Sulmuesi Hal Robson Kanu pranoi topin nga Aaron Ramsey te zona e penaltisë ku arriti të mposhtë tre mbrojtës belg për të dërguar topin në rrjetën e portierit Courtois.[VIDEO]

607137567_MR_1582_8BBCF762E148E48506153D19E2C403E2_3510

Skuadra e trajnerit Chris Coleman përmbylli gjithçka në Stade Pierre Mauroy pas golit të shënuar vetëm pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së dytë.

Lexo më shumë: Robson Kanu, lojtari i ndeshjes Uellsi – Belgjikë

Sam Vokes realizoi me kokë për 3-1 pas asistimit nga Chris Gunter duke thelluar edhe më tej epërisinë, shkruan portali arbresh.info.[VIDEO]

607137567_CR_0137_4A365FAF2123995BC3ADBF03E6021248_3510

Uellsi i sulmuesit Gareth Bale do të përballet në gjysmëfinale me Portugalinë e Cristiano Ronaldos, një takim ndërmjet dy yjeve të gjigantit spanjoll Real Madrid./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale