Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka reaguar lidhur me lajmin se pesë ministra të Qeverisë Kurti janë duke u hetuar nga Task-Forca antikorrupsion e Policisë së Kosovës, e një ndër ta është edhe Durmishi.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Durmishi ka thënë se le të hetojnë çfarëdo që nga dita e parë e punës së tij, shkruan Arbresh.info.
“Ka kaluar një vit e katër muaj prej kur kemi filluar me aplikimin e tiketave ngjitëse me zero kosto për qytetarët. Si rezultat i saj dhe masave tjera sot automjetet e paregjistruara në Kosovë kanë rënë nën pragun prej 5%. Ky ka qenë kriteri kryesor për kartonin e gjelbërt. Tashmë i kemi plotësuar të gjitha kriteret teknike dhe jemi në rrugë të mbarë që të bëhemi pjesë e kartonit të gjelbërt”, ka shkruar Durmishi në rjetin social Facebook.
Tutje Durmishi ka thënë se nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore dhe se rezultatet janë të matshme.
Kujtojmë, se një ditë më parë në medie është raportuar se pesë ministra të Qeverisë së Kosovës dhe zëvendësministri Durmishi janë duke u hetuar nga Task-Forca për korrupsion./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Së paku pesë ministra dhe një zëvendësministër në Qeverinë Kurti po hetohen nga Task Forca
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë, një me f...
Gjendet i vdekur një person në Llapqevë të Malishevës
“Fillova si portier”, Sesko zbulon rrugëtimin e tij qesharak...