Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e platformës për hulumtim të integruar ligjor në Kosovë, Lexdoks.com, Alban Muriqi dhe Alban Krasniqi.
U. d. kryeprokurori Kelmendi dhe përfaqësuesit e platformës Lexdoks patën diskutim produktiv mbi rolin e teknologjisë në avancimin e hulumtimit ligjor për nevojat e prokurorisë. Nga përfaqësuesit e platformës u prezantua edhe mundësia që sistemi prokurorial të përfitoj nga çasja në këtë platformë.
Përfaqësuesit e platformës Lexdoks i prezantuan U.D. Kryeprokurorit Kelemndi karakteristikat dhe mundësitë që përdorimi i kësaj platforme do të krijonte për Prokurorët dhe stafin e sistemit Prokurorial të Kosovës.
Lexdoks.com është platformë e mençur kërkimi që u mundëson përdoruesve qasje të shpejtë në të gjithë dokumentet e legjislacionit primarë dhe sekondar si dhe praktikës gjyqësore të Republikës së Kosovës, duke i bërë ato elektronikisht të kërkueshme, lehtësisht të qasshme dhe të përshtatshme për citim./Arbresh.info/

Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...