Zëvendëskryeministri i Turqisë, Numan Kurtulmua, ka kritikuar vendimin e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për ndalimin e hyrjes së personave nga shtatë shtete me shumicë myslimane.
“Ky vendim është i papranueshëm”, ka thënë Kurtulmus në një intervistë për të përditshmen Haberturk, transmeton arbresh.info.
Ai vuri në dukje se vendimi bart pjesë të madhe të islamofobisë, ksenofobise dhe ndjenjat anti-emigracion.
“Është e gabueshme që të kategorizohen qytetarët e disa vendeve si njerëz ‘të papranueshëm’”, shtoi ai.
Kurtulmus theksoi se mënyra e vetme për vendet demokratike dhe për bashkësinë ndërkombëtare për të luftuar terrorizmin është krijimi i një rrjeti që funksionin mirë.
Ai e ka paralajmëruar Perëndimin që të jetë i vetëdijshëm për faktin se islamofobia dhe organizatat terroriste si Shtete Islamik kanë një qëllim, që të bëjnë të mjerueshme jetën e 1.7 miliardë myslimanëve./Arbresh.info
Pacolli: Urime Kryeministër Kurti dhe anëtarëve të tjerë të ...
Kuvendi zgjedh Qeverinë e re
Pensionisti proteston para Kuvendit: 43 vjet punë, prej 201...
Lista Serbe nuk do ta përkrahë Qeverinë e re të Kurtit
Abdixhiku: LDK-ja shpreh gatishmëri për bashkëpunim instituc...
Hamza para deputetëve: PDK do të jetë gardiane e Kushtetutës...