Turqia dhe Rusia dakordohen për një armëpushim sirian

09:56 | 28 Dhjetor 2016
Arbresh.info

Turqia dhe Rusia janë pajtuar në lidhje me një propozim që ka të bëjë me armëpushim të përgjithshëm në Siria, njofton Anadolu.

Duke cituar burime e saj agjencia tha që dy shtetet arritën në një konsensus që do t’u paraqitet pjesëmarrësve në konflikt duke zgjeruar kështu armëpushimin e vendosur në Aleppo më parë këtë muaj, transmeton portali arbresh.info.

Rusia, Irani dhe Turqia kanë thënë javën e shkuar që janë gati të ndërmjetësojnë një marrëveshje për paqen, pas bisedimeve të zhvilluara në Moskë, ku ata miratuan një deklaratë që përcakton parimet që çdo marrëveshje duhet t’i përmbahet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale