Telekomi i Kosovës, pas një beteje ligjore katërvjeçare, sot ka pranuar vendimin përfundimtar nga Tribunali i Arbitrazhit, përmes të cilit “ka shënuar fitore”, duke refuzuar në tërësi kërkesat e palës paditëse, një kompanie nga fusha e IPTV, në vlerë mbi 10 milionë euro.
Në komunikatën për media thuhet se, Telekomi i Kosovës tashmë është në pritje edhe të rikuperimit për shpenzimet financiare, përkatësisht kompensimit të shpenzimeve të përfaqësimit.
Rasti ka nisur më 19 shtator 2018, kur paditësi ka ngritur padi ndaj Telekomit në Tribunalin e Përhershëm të Arbitrazhit të Odës Ekonomike të Kosovës.
Tribunali i Arbitrazhit, duke i vërtetuar faktet dhe argumentimin ligjor, ka ardhur deri te përfundimi se Telekomi ka vepruar në tërësi në mënyrë të ligjshme dhe të drejtë, duke refuzuar padinë e ngritur ndaj tij./arbresh.info/
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian