Tri raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit.
Viktima femër ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj.
I njëjti është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë.
Një rast tjetër i dhunës u raportua mbrëmë në Istog.
Është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten. Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Rreth orës 15:30 policia ka arrestuar një person të dyshimtë në Gjakovë, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar dy viktimat.
Të lënduarat kanë pranuar tretman mjekësor.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Mirësi për të gjithë njerëzimin”, presidenti turk uron muaj...
Warren Buffett bën lëvizje surprizuese, blen 5 milionë dolla...
Aksident me fatalitet në Mitrovicë, vdes një 31-vjeçar
Bodo/Glimt ‘befason’ Interin në sfidën e parë të...
KEK-u dhe Komuna e Obiliqit nënshkruajnë memorandum bashkëpu...
Britania po heton nëse Epsteini ka përdorur aeroportet e Lon...