Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën , Marko Gjuriq do të qëndrojë sot për vizitë në Leposaviq ku do të diskutojë me përfaqësuesit e sindikatës dhe punëtorët serbë të “Trepçës”.
Kjo u bë e ditur në një komunikatë për media nga zyra e tij, transmeton Klan Kosova.
Poashtu, bëhet e ditur se që nga miratimi i ligjit për gjigantin ekonomik “Trepça” nga Kuvendi i Kosovës, përfaqësues të kësaj zyreje e kanë vizituar disa herë këtë kombinat.
Negociatorët serbë në Bruksel kanë kërkuar disa herë që çështja e këtij kombinati të diskutohet në dialogun në Bruksel, por Prishtina zyrtare e ka refuzuar një kërkesë të tillë duke theksuar se kjo pasuri i përket Kosovës,raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
Ademi: Shorti nuk është i lehtë, por mund t’ia dalim në këtë...
Policia sekuestron armë dhe drogë në Mitrovicë
Portugali/ Parlamenti miraton kufizime për aksesin e fëmijëv...
Lëkundje tërmeti në Vlorë
Prokuroria nisi hetime për drejtorin e shkollës “Pavarësia” ...
Foda pas shortit: Qëllimi ynë është të arrijmë vendin e dytë