Treni shkel për vdekje një të moshuar në Klinë

11:59 | 9 Nëntor 2015
M. A.

Një fatkeqësi tjetër është shkaktuar nga treni në Klinë

Një 60 vjecar ka vdekur si pasojë e shkeljes nga treni në Klinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, për Gazetën Express.

“Policia e Kosovës pranë DRP Pejë, me datën 09.11.2015 rreth orës 09:22, është njoftuar për aksidentin në komunikacionin rrugor, i cili ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e kombit” në vendkalimin e rrugës ku kryqëzohet me hekurudhën e trenit në Klinë.

Njësitë policore të Njësitit rajonal të komunikacionit rrugor si dhe ato të Stacionit policor Klinë kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë marrë pjesë edhe njësitë tjera, prokurori i Krimeve të Përgjithshme në Pejë, së bashku me hetuesit janë në vendin e ngjarjes duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes.

Nga të dhënat e para të hetuesve mësohet se treni i udhëtarëve ishte në lëvizje nga Klina në drejtim të Pejës dhe gjatë lëvizjes ka goditur shtetasin e Kosovës R.G. (1955),i cili ka mbetur në vend pa shenja jete sipas konstatimit të mjekut kujdestar.

Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit shtetit kanë nisur hetimet drejt zbardhjes së rastit të këtij aksidenti i cili ka rezultuar me humbjen e jetës së viktimës R.G.

Rasti do të procedohet në Prokurori për të ndërmarrë veprimet e mëtejme procedurale”, thuhet në njoftimin e Policisë.

2_1447065173-4849536

3_1447065175-8390108

Shpërndaje në rrjete sociale