Tre të plagosur nga plumbat qorr dhe 11 të tjerë nga mjetet piroteknike

09:22 | 1 Janar 2023
A Z

Sonte janë regjistruar tre raste të plagosjeve nga plumba qorr në Prishtinë.

Sipas mjekut kujdestar Ejup Govori, të plagosur nga këta plumba janë një 15-vjeçare, një 26-vjeçar dhe një 36-vjeçar.

Ndërkaq, edhe 11 të tjerë janë lënduar nga mjete piroteknike.

Viktimat janë jashtë rrezikut për jetën.

Shpërndaje në rrjete sociale