Tre të lënduar nga dy aksidente të njëpasnjëshme në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë

14:05 | 25 Dhjetor 2022
A Z

Një vetaksident dhe një aksident kanë ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku të lënduar kanë mbetur tre persona.

Këtë  e bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Jugut.

Po ashtu, nga vetaksidenti ka mbetur i lënduar një persona, ndërsa në aksident dy persona, ku ishin të përfshira tri vetura.

Shpërndaje në rrjete sociale