Tre zyrtarët policorë të Kosovës, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor, u liruan.
Avokati nga Beogradi, Gradimir Nalliq, i cili i përfaqësoi ata, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se policëve u është ndërprerë paraburgimi dhe se “ata po lirohen”.
Drejtësia në Serbi i ngarkoi tre policët – Beqir Sefa, Mustafë Shemi dhe Rifat Zeka – me veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse, e cila bart dënim me burg deri në 12 vjet.
Atyre iu shqiptua masa e paraburgimit më 16 qershor, por nuk ishte e qartë kohëzgjatja e saj.
Nalliq tha se aktakuza kundër tyre është konfirmuar, por se ata do të mbrohen në liri.
Ai tha se policët do të kthehen në Kosovë dhe shtoi se është në “interes të klientëve” që të mos japë më shumë informacione.
Gjykata e Lartë në Kralevë – qytet në pjesën qendrore të Serbisë, ku po mbaheshin tre policët – konfirmoi po ashtu ndërprerjen e masës së paraburgimit kundër tyre.
Arrestimi i tre policëve nxiti reagime të shumta si në Kosovë, ashtu edhe te bashkësia ndërkombëtare, e cila kërkoi vazhdimisht lirimin e tyre.
Qeveria e Kosovës pretendoi se ata janë arrestuar në territorin e saj, përkatësisht janë rrëmbyer, por në Serbi e mohuan këtë, duke thënë se policët kishin hyrë “thellë” në territorin e tyre.
KRU Prishtina paralajmëron masa ndëshkuese ndaj borxhlinjëve
Njolla të kuqe në dhomë- Pamje tronditëse nga hoteli ku grua...
BQK pret misionin e FMN-së për vlerësimin e zhvillimeve ekon...
46 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Pagat e gjyqtarëve, Rama: Shoqata e gjyqtarëve sillet si par...
Protestë të premten kundër shtrenjtimit të energjisë elektri...