Tre persona në dy aksidente të ndara janë lënduar rëndë me traktor bën të ditur Policia e Kosovës.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Ngjarjet kanë ndodhur në Rahovec dhe Skenderaj, të dielën, shkruan arbresh.info.
Fsh. Celinë, Rahovec, 27.03.2022 – 11:15. Është raportuar se një mashkull kosovar është rrokullisur me traktor. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i cili me autoambulancë është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë.
Skenderaj, 27.03.2022 – 15:30. Raportohet se në shtëpinë e shëndetit, Skenderaj dy viktima meshkuj kosovarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, dyshohet se viktimat janë lënduar përderisa ishin duke lëvizur me traktor në pyll. Viktimat pas trajtimit mjekësor në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në QKUK, Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/
Incidenti i armatosur në rezidencën e Donald Trump, FBI merr...
Rama ndan fotoalbumin e javës
Arsenali ‘demolon’ Tottenhamin në derbin e Londrës së Veriut...
Londrim Mekaj arrin 100 mijë ndjekës në Instagram
Takimi me Kurtin për Presidentin, Hamza: Nuk mbështesim kand...
Çështja e Presidentit, Kurti nesër takohet me Abdixhikun