Trajkoviq: Marrëveshja mes Vuçiqit dhe Hotit do t`i ketë tri pika

14:26 | 4 Shtator 2020
A Z

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet sot me Kryeministrin e Kosovës, Avdulah Hoti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi Shtëpia e Bardhë dhe mediat tashmë raportojnë në lidhje me marrëveshjen që do të nënshkruhet dhe pikën e diskutueshme 10 që u shfaq në raundin e parë të takimit Kosovë -Serbi në Washington.

“Amerika është shumë e madhe për të lejuar Vuçiqin dhe Hotin të vijnë në Ëashington dhe të kenë disa dalje të paplanifikuara dhe të pakontrolluara,” shpjegoi Rada Trajkoviq, transmeton Klan Kosova.

Ajo thotë se gjithçka tashmë është rënë dakord në detaje, prandaj nuk duhet pritur “surpriza”.

“Unë pres që Vuçiqi dhe Hoti të paraqiten me Trumpin sot, që ata të nënshkruajnë një dokument që do të ketë rreth tre pika. E para do t’i referohet asaj që Z. Grenell po punon me sukses, dhe kjo është nënshkrimi i marrëveshjes për trafikun e përbashkët ajror dhe infrastrukturën në Berlin. Pjesa e dytë ka të bëjë me investimet e mëdha të Amerikës në Kosovë dhe Serbi. Dhe pika e tretë, mendoj se do të jetë detyrimi i Serbisë dhe Kosovës për të bashkëpunuar shumë ngushtë me njëra-tjetrën dhe për të mbrojtur pakicat “, thotë Trajkoviq.

Shpërndaje në rrjete sociale